11 Maj 2024

Temperatura 51 gradë Celsius thyen rekordin në Indi

New Delhi, 21 maj - Një qytet në shtetin Rajasthan të Indisë ka thyer rekordin e temperaturave në këtë vend.

Temperatura atje ka arritur në 51 gradë Celsius, që është më e larta prejse kanë nisur regjistrimet.

Rekordi në qytetin Phalodi vjen në kohën kur vala e të nxehtit ka përfshirë gjithë Indinë.

Këtë verë, dhjetëra njerëz kanë humbur jetën si pasojë e të nxehtit në shtetet jugore të Indisë, Telangana dhe Andhra Pradesh.

Rënia e temperaturave pritet vetëm pas shirave monsun, që zakonisht nisin në mes të qershorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)