27 Prill 2024

Të interesuara për investime në energjetikë dhe miniera

Prishtinë, 1 qershor - Në kuadër të aktiviteteve të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në botë, udhëheqësi i departamentit për investimet e diasporës, Naim Dedushaj dhe nënkryetari i rrjetit të bizneseve shqiptare në botë, Elmi Berisha kanë sjellë për herë të parë në Kosovë duke realizuar edhe takime të frytshme, përfaqësues dhe pronarë të kompanive të fuqishme ndërkombëtare me bazë në ShBA, Australi dhe Kinë, përkatësisht CITIC HEAVY INDUSTRIES Co, Ltd dhe American Irish Investment Group.

Që të dy këto kompani të specializuara në fushën e minierave dhe energjetikës kanë ardhur në Kosovë me ndërmjetësimin e z. Elmi Berisha nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës në ShBA, për të ngritur kapacitetet në fushat përkatëse, e tëra në kontribut të zhvillimit më të qëndrueshëm ekonomik të vendit. Kompanitë  kanë shprehur interesimin e tyre për investime milionëshe në këto dy fusha marrë parasysh kapacitetin e Republikës së Kosovës në këtë drejtim.

Ditët në vijim, ky delegacion do të takohem me të gjithë ministrat përkatës të Qeverisë së Republikës së Kosovës ashtu që të dakordohet agjenda për fillimin e mundshëm të investimeve të planifikuara. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)