05 Maj 2024

Takimi i komunitetit të energjisë duhet të ofrojë reforma

Bruksel, 23 shtator - Një grup i organizatave joqeveritare në rajonin e Ballkanit janë duke bërë thirrje për reforma urgjente të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, pasi që Këshilli i saj ministror do të takohet sot në Kiev.

Organizatat janë duke bërë thirrje për zgjerimin e komponentës mjedisore dhe klimatike të Traktatit si dhe masave për të siguruar që obligimet ekzistuese të zbatohen më mirë.


“Reforma e Traktatit të Komunitetit të Energjisë është një mundësi që vjen një herë në një dekadë për të mbledhur mbështetje për fqinjët e BE-së në përmbushjen e objektivave të BE-së për klimën dhe energjinë \", tha Garret Tankosić-Kelly, drejtor i fondacionit SEE Change Net.

“Raporti i \"New Climate Economy\" tregon se zhvillimi i qëndrueshëm është i arritshëm vetëm nëpërmjet veprimit të përbashkët të vendeve në të gjitha nivelet e të ardhurave, veçanërisht në sektorin e energjisë i cili është akoma burimi më i madh i lirimit të gazrave serrë në Ballkan,\" shtoi Dragana Mileusnic nga CAN Europe.

Ndryshimet e fundit në strukturën e Komisionit Evropian, ku  prioritet i lartë i është dhënë konceptit të një Bashkimi të Energjisë, sipas zëvendës-presidentes Alenka Bratušek, pritet të çojnë në fuqizimin e bashkëpunimit të BE-së me Komunitetin e Energjisë në vitet në vijim.

“Qeveritë në Palët Kontraktuese duhet t\'i japin rëndësi ligjit të BE-së për mjedisin sikurse rregullave të BE-së për energji. Vetëm nëpërmjet rregullave më të forta mjedisore mund të sigurojmë krijimin e një tregu të drejtë dhe të përbashkët të energjisë për BE-në dhe Komunitetin e Energjisë \" tha Malgorzata Smolak nga ClientEarth.

Zbatimi i dobët i rregullave të Komunitetit të Energjisë të përcaktuara në Traktat mbetet një nga pengesat kryesore për zbatimin e tyre të plotë.

OJQ-të konkluduan se fuqizimi i zbatimit duhet të jetë prioriteti kryesor i reformës, derisa më shumë legjislacion mjedisor i BE-së duhet të përfshihet në Traktat. Ato gjithashtu presin që të angazhohen më me efikasitet në punën e Komunitetit të Energjisë për të siguruar transparencë dhe pjesëmarrje më të madhe të publikut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)