06 Maj 2024

Stabilizohet tensioni në Mirash të Ferizajt

Prishtinë, 14 gusht - KEDS ka vendosur trafon dhe rrjetin e ri në Mirash të Ferizajt. Kjo, ka sjellë shërbime shumë më kualitative për dhjetëra familje të fshatit buzë Karadakut.

Fatmir Xhafaj nga Mirashi i Ferizajt tashmë është i kënaqur me shërbimet e energjisë elektrike. Kjo ka ndodhur pasi KEDS në Mirash ka vendosur trafon e re dhe rrjetin përcjellës. “Është bërë një zgjidhje e mirë. Ka përmirësime, pasi tensioni ka qenë i dobët”, thotë Xhafaj.

KEDS, gjatë zhvillimit të projektit për trafon e re kishte bërë zhvendosjen e komplet trasesë së rrjetit për të liruar rrugën e qarkullimit. “Rrjeti i mëparshëm na bllokonte. Pas intervenimit të KEDS-it pos përmirësimit të shërbimeve, ne edhe lëvizim shumë më lirshëm”, shton Xhafaj.

Mjaft të kënaqur janë edhe Xhafajt tjerë, kushërinj të Fatmirit, disa nga të cilët edhe pse të shtyrë në moshë, në ditët e nxehta të korrikut, nuk ngurrojnë të ofrohen pranë trafos së re. Ata janë entuziastë, pasi gjendja e mëhershme, e trashëguar nga koha kur distribucioni ishte aset publik, ishte e rëndë. Tashme, gjithçka ka ndryshuar për të mirë.

Mirashi ishte në mesin e vendbanimeve të identifikuara me rënie të tensionit në mars të këtij viti. Ekipet e mirëmbajtjes së Distriktit të Ferizajt vepruan menjëherë duke hartuar projektin dhe realizuar atë në afatin më të shkurtër të mundshëm. Kjo bëri që dhjetëra familje të fshatit buzë maleve të Karadakut të kenë shërbime dukshëm më kualitative.

KEDS ka rregulluar tensionin në kuadër të projekteve për rënie të tensionit që nga marsi vetëm në Ferizaj edhe për 4 vendbanime tjera, përkatësisht Kovaçec dhe Sojevë të Kaçanikut dhe Begracë e Cërrnillë të Ferizajt.

Këto projekte nuk do të ndalen as për sivjet, pasi parashihet të realizohen edhe shumë të tjera, të cilat do të bëjnë që qytetarët të kenë shërbime shumë më kualitative.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)