30 Prill 2024

Sot shënohet Dita e Diplomacisë për Klimën

Prishtinë, 17 qershor - Kjo ngjarje ka për qëllim që të shënojë Ditën e Diplomacisë për Klimën, si pjesë e një përpjekjeje globale të Bashkimit Evropian për të rritur vetëdijesimin mbi çështjet e ndryshimit klimatik dhe për të inkurajuar nxënësit e shkollave që të kontribuojnë në mbrojtjen e ambientit.

Klubet e gjelbra të disa shkollave fillore të rajonit të Prishtinës do të prezantojnë punën e tyre në fushën e mjedisit përmes një videoje të shkurtër, fotografive ose prezantimeve në power point.

Një ceremoni e shkurtër shpërblimesh do të pasojë pas ngjarjes. Shpërblime do të përfshijnë materiale të ndryshme që ndërlidhen me mjedisin për shkolla nga Drejtori i Përgjithshëm për Mjedis dhe EUICC.
 
Po ashtu në orët e pasditës do të bëhët Prezantimi dhe paraqitja e dokumentarit francez \'\'Think global, act local\'\' (mendo globalisht, vepro lokalisht) nga Coline Serreau, i cili shqyrton problemet globale të mjedisit dhe të prodhimit të ushqimit dhe i cili ofron zgjidhje reale për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të ardhmes së planetit.

Kjo është një ngjarje e përbashkët e Ambasadës Franceze dhe EUICC-së, që ka për qëllim shënimin e Ditës së Diplomacisë për Klimën, si pjesë e përpjekjes globale të Bashkimit Evropian për të rritur vetëdijesimin mbi çështjet e ndryshimit klimatik, nga pikëpamja e Samitit për Ndryshimin Klimatik në  Paris 2015.