15 Maj 2024

Sot shënohet Dita Botërore e Mjedisit

Prishtinë, 5 qershor - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Organizata “Let’s Do It Kosova” dhe Organizata joqeveritare “Green Art Center-Prishtina”, me disa aktiviteti që organizojnë sot shënojnë Ditën Botërore të Mjedisit.

Ministria e Mjedisit mManifestimi qendror do të mbannë Bifurkacionin e lumit Nerodime në Ferizaj. Përveç ministrit Agani, në këtë manifestim do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri Mustafa.​

Ndërkaq Organizata joqeveritare “Green Art Center-Prishtina”, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, do të organizojë disa aktivitete, të cilat kanë për qëllim promovimin e praktikave të mira ambjentale dhe ruajtjen e vlerave të mjedisit në Kosovë.

Qëllimi i shënimit të kësaj dite është sensibilizimi i opinionit publik për rolin dhe rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe nxitjen e veprimeve dhe aksioneve të ndryshme me qëllim të përmirësimit të gjendjes së tij.

Sot, nën sloganin \"Prishtina mendon gjelbër\",në bashkëpunim me komunën e Prishtinës,vizitorët e Parkut të Gërmisë në Prishtinës, prej orës 10:00 do të ftohen të zhvillojnë një shëtitje të qetë pa zhurma dhe tym të veturave, të përcjellë me aktivitete të “gjelbra”,me karakter vetëdijesues dhe informues për rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit ku jetojmë.

Njëherësh do të ftohen të njihen me praktika të thjeshta mjedisore me rëndësi në zvogëlimin e sasisë së mbeturinave të përgjithshme dhe përfitimeve të shumta prej tyre sic janë riciklimi i mbeturinave përmes mekanizmit Ecofriend,si edhe menyrat e kompostimit shtëpiak.Ligjëratat dhe punëtoritë në park do të jenë pjesë e aktivitetit.

Gjithashtu rëndësi do ti kushtohet edhe zonës së mbrojtur dhe me rëndësi të vecantë natyrore ,i cili gjendet në territorin e Komunës së Ferizajit tek “Bifurkacioni i Lumit Nerodime”,ku Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të përurojë punën e saj në shërbim të mbrojtjes së këtij fenomeni natyror.

Bifurkacioni i Nerodimes ndodhet në periferi të qytetit të Ferizajit, gjegjësisht në zonën ndarëse në mes të fushëgropës së Kosovës dhe maleve të Jezercit.Gjithashtu aktivitete informuese me qytetarë do të zhvillohen edhe në qendrën e qytetit të Ferizajit.

Green Art Center-Prishtina fton qytetarët dhe institucionet që ti kushtojnë rëndësi edukimit dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë e sidomos gjeneratave të reja lidhur me pasojat që vijnë prej ndotjes së mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë.

Edhe Organizata “Let’s Do It Kosova”, në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, nesër më 5 Qershor, për nder të Ditës Botërore të Mjedisit, do të organizojë disa aktivitete, të cilat do të konkretizohen me aksione pastrimi.

Aktiviteti kryesor do të zhvillohet nga ora 11:00, në parkun e Muzeut të Kosovës, afër Xhamisë së Çarshisë, ku vullnetarët e “Let’s Do It Kosova” do të realizojnë një aksion pastrimi në atë park, i cili është mbushur prapë me mbeturina, pavarësisht se është pastruar nga vullnetarët e LDIK-së më 9 Maj, për Ditë të Evropës. 

Përveç aksionit në kryeqytet, vullnetarët e Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizojnë një aksion pastrimi në Komunën e Deçanit nga ora 10:00, konkretisht afër Stacionit të Policisë në këtë komunë. Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me kompaninë e pastrimit “Eli”, të cilët kanë ofruar makinerinë për pastrimin e asaj deponie ilegale, në të cilën gjenden përafërsisht 9 kamionë mbeturina.

Qëllimi i kryesor i aktiviteteve për ditën e mjedisit në mbarë botën është për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.

Iniciativa “Let’s Do It Kosova”, njofton të gjithë qytetarët, se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe më tej, prandaj u bëjmë thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje.

Fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën” mund ta ndihmoni duke dërguar mesazhe në operatorët Vala dhe Z-mobile, në numrin “55244”.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)