10 Maj 2024

Shqipëria e Kosova me agjendë të përbashkët ekonomike

Tiranë, 29 prill - Shqipëria dhe Kosova duhet të krijojnë një treg të përbashkët ekonomik se vetëm kjo do të tërhiqte ivestitorët seriozë  çka do t’i jepte hov zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve.

Kështu u tha në Forumin Shipëri-Kosovë për Energji dhe IndustrI që u mbajt në Tiranë e ku merrnin pjesë përfaqësues të Qeverive dhe kompanive publike dhe biznesve të vendeve respektive.

Forumi njëditor u organizua nga Alb Konfindustria në bashkëpunim me MZHE dhe MEI,  ndërsa prezantuan  Zv.Kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, Ministri i Zhvillimit Ekonomik - Fadil Ismajli, Ministri i Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, kreu i Konfindustrisë - Gjergj Buxhuku dhe përfaqësues të institucioneve dhe kompanive të fushës së energjetikës, industrisë dhe telekomunikacionit.

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli me këtë rast vlerësoi nismat për krijimin e një tregu të përbashkët ekonomik, ndërsa përshëndeti nismën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për unifikimin e doganave mes dy vende dhe inkurajoi atë që të vazhdojë më tutje me një qasje të tillë që krijon një treg të përbashkët.

Nga ana e tij, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli tha me këtë rast se derisa para disa vitesh është biseduar për tregun e përbashkët energjetik apo projektet e përbashkëta ekonomike, ka qenë iluzore ndoshta, por sot disa nga projekte të tilla janë në fazën e implementimit, duke iu referuar linjës së interkoneksionit Kosovë-Shqipëri dhe  nismës për tregun e përbashkët.

Ministri Ismajli vlerësoi se ky Forum është një mesazh se dy vendet po kalojnë në një kualitet të ri të bashkëpunimit, ndërsa u shpreh i bindur se mbi këtë bazë që sot po fillojnë dy qeveritë do të vazhdojnë  edhe komunitet e bizesit.

Ndërkaq, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri tha se është me rëndësi që Kosova dhe Shqipëria po hyjnë me agjenda të përbashkëta ekonomike për krijimin e një tregu të përbashkët ekonomik. Sipas tij, si pikë strategjike e këtij tregu është sektori energjetik i cili do të ishte promotor i zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve.

Gjergj Buxhuku - President i AlbKonfindustria tha se takime të tilla janë në shërbim të krijimit të një hapësire të përbashkët ekonomike, ndërsa paraljmëroi se forume të tilla do të mbahen edhe në qendrat tjera shqiptare.

Më pas drejtues të institucioneve dhe kompanive publike të të dyja vendeve si KOSTT, OST, KESH, PTK, PSH etj, prezantuan modelet e reja të financimit në energji bazuar në politikat akive qeveritare, tregjet financiare, burimet nantyrore dhe mundësitë e bashkëpunimit/investimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)