02 Maj 2024

Shqipëri, Kurum blen katër hidrocentrale për 109.5 milion euro

Tiranë, 10 janar - Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim në mbledhjen e djeshme për shitjen e katër hidrocentraleve për kompaninë Kurum International.

Edhe pse duhej të ishte kryeçështja e ditës, kryeministri Sali Berisha nuk e ka përmendur fare shitjen e hidrocentraleve në fjalën e tij.

Ekspertët e kanë kritikuar ashpër shitjen e katër hidrocentraleve rentabël me çmime të ulëta.

Hidrocentralet Bistrica 1 dhe Bistrica 2 janë shitur për 52 milion euro.

“Miratimin e ofertës së shoqërisë “Kurum International”, sh.a., si fituese për blerjen e 100 për qind të aksioneve  të shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a., me vlerë 52 000 000 (pesëdhjetë e dy milionë) euro.

Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të negociojë dhe të nënshkruajë kontratën me kandidatin fitues, shoqërinë “Kurum International”, sh.a.,” thuhet në vendimin e qeverisë.

Ndërsa Ulza e Shkopeti janë shitur për 57.5 milion euro.

“Miratimin e ofertës së shoqërisë “Kurum International”, sh.a., si fituese, për blerjen e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë   “HEC, Ulëz – Shkopet”, sh.a., me vlerë 57 500 000 (pesëdhjetë e shtatë milionë e pesëqind mijë) euro.

Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës  të negociojë dhe të nënshkruajë kontratën me kandidatin fitues, shoqërinë “Kurum International”, sh.a,” thuhet në vendimin e qeverisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)