03 Maj 2024

SHBA me plan për pakësimin e karbonit

Washington, 3 qershor - Administrata e Presidentit Obama bëri të njohur një plan për  pakësimin e sasisë së çlirimit të karbonit nga komplekset e energjisë në Shtetet e Bashkuara, me afro një të tretën, gjatë 15 viteve të ardhshme.

Drejtuesja e agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Gina McCarthy e quajti propozimin që paraqiti sot “ambicioz, por të realizueshëm”.

Ajo thotë se çelësi për ta bërë këtë plan funksional është që secili nga të 50 shtetet të ketë objektivin e vet, që të përputhet me rrethanat specifike.

Nisma ka si synim të nxisë burime energjie të ripërtëritshme, si ajo diellore ose e erës, si edhe përdorimin efiçent të energjisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)