30 Prill 2024

Sërish dëmtohet rrjeti i distribucionit të energjisë elektrike

Prishtinë, 16 tetor - Kompania e Distribucionit dhe Fyrnizimit me Energji Elektrike ka bërë të ditur se dje nga persona të papërgjegjshëm është bërë vjedhja e L-profileve të shtyllave të konstruksionit metalik në Shtërpcë me ç’rast janë shkaktuar dëme materiale ndaj KEDS. KEDS ka lajmëruar të gjitha institucionet kompetente në lidhje me rastin.

KEDS në vazhdimësi përballet me dëme dhe vjedhje të pajisjeve të rrjetit dhe kjo e bën furnizimin me energji elektrike të pamundur në pjesët ku këto dëme shkaktohen.

KEDS ka lutur të gjithë qytetarët që të mos i shkaktojnë dëme rrjetit të distribucionit dhe furnizimit me energji elektrike në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të jetë i mundshëm dhe i vazhdueshëm.