29 Prill 2024

Rusia anulon projektin e gazsjellësit "South Stream"

Moskë, 2 dhjetor - Rusia ka vendosur të anulojë projektin e gazsjellësit "South Stream", i cili synonte të furnizonte me gaz Europën Jugore, duke u shprehur se arsyeja për vendimin është trysnia nga Bashkimi Evropian.

Presidenti rus Vladimir Putin thotë: \"Mendoj se qëndrimi i Bashkimit Europian në lidhje me këtë çështje është negativ. Ata nuk e kanë ndihmuar në asnjë mënyrë zbatimin e këtij projekti, por përkundrazi, e kanë bllokuar. Nëse Europa nuk e dëshiron realizimin e tij, atëherë ai nuk do të realizohet, ne nuk do ta realizojmë. \"

Gazsjellësi \"South Stream\" do të kalonte nëpër Bullgari. Putini vuri në dukje se Bashkimi Evropian po i bën presion Bullgarisë për ta penguar projektin, për shkak të mosmarrëveshjeve me Moskën mbi situatën në Ukrainë.

Ndërkohë, Putini thotë se Rusia tani po përqendrohet në dërgimin e gazit në Turqi nëpërmjet ndërtimit të një gazsjellësi në Detin e Zi.

Europa ende e siguron pjesën më të madhe të gazit nga Rusia, por mosmarrëveshja mbi Ukrainën ka bërë që të kërkojë mënyra të tjera të furnizimit me gaz natyror. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)