29 Prill 2024

Rritet vetëdija e qytetarëve për mbrojtjen e ambientit

Prishtinë, 27 janar - Menaxheri i projektit të UNDP-së, “Pulsi Publik”, Atdhe Hetemi, ka bërë me dije se 22 për qind e respodentve janë në neutral në zhvillimet politike.

Hetemi, sot në Emisionin e Mëngjesit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka prezantuar disa rezultate nga raportet që realizohen nga UNDP-ja, në kuadër të projektit “Plusi publik”.

“Ne i bëjmë raportet për disa çështje, si kënaqshmërinë për institucionet publike, për sigurinë etj. P.sh anketa e fundit, ishte edhe për liberalizimin e vizave, pra i kemi pyetur për këtë”, ka thënë ai.

Hetemi ka thënë se raporti shkruhet nga UNDP-ja. “Ne anketën e bëjmë më 1200 respodentë, mbahet në të gjithë Kosovën. Anketa bëhet edhe me pjesëtarë të nacionalitet tjera. Raporti i “Pulsit Publik”, është nj nga anketa më kredibile. Që nga viti 2002, kur kemi filluar me këtë projekt, është vlerësuar pozitivisht”, ka thënë ai.

Sipas tij Plusi publik realizohet “në derë me derë”, dhe është shumë reprezentative.

“Mosha e respodentëve është mbi 18 vjeç, dhe bëhet shtëpi në shtëpi. Përzgjedhim lagjen, nga fshati, nga qyteti etj. Bëhet në çdo  të tretën shtëpi, ose të 5 etj”, ka thënë ai.

Hetemi ka thënë se pyetjet që i bëjnë, varen nga zhvillimet politike.

“Të dhënat e fundit na tregojnë se ka pasur rënie tek kënaqshmëri e institucioneve të Kosovës. Të dhënat e fundit , po ashtu tregojnë se janë të pakënaqur me orientimin politik të Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas tij, nga rezultate e tyre, vërehet se ka rritje të interesimit për të protestuar.

Menaxheri i projektit të UNDP-së, “Pulsi Publik”, Atdhe Hetemi,  ka bërë me dije se 22 për qind e rspodentve janë në neutral në zhvillimet politike.

“Ka një ngritje të vetëdijes së shoqërisë për problemet  e qytetarëve. “Problemi kryesor sipas njerëzve tani është edhe ndotja e ajrit. Pra ka një ndryshim në krahasim me vitet e me hershëm, siq ka qenë problemi i varfërisë, papunësisë dhe korrupsionit”, ka thënë ai.

Sipas tij ka një ngritje të vetëdije se shoqërisë, pasi që ka interesim për të mbrojtur edhe ambientin që mund të ndikojë direkt te shëndeti i shoqërisë.

Hetemi ka deklaruar se një problem që është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, është edhe mungesa e energjisë elektrike.

“Sa i përket problemit të liberalizmit të vizave, ka një pjesë të respodentve që janë përgjigjur se do të bëjnë vizita familjare, por një pjesë tjetër kanë thënë se do të shikojnë mundësinë për të punuar, si dhe një tjetër i respodentvë kanë thënë se do të shikojnë mundësinë për të mbetur në Evropë”, ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)