05 Maj 2024

Rriten pagat e punëtorëve të KEK-ut për 120 euro

Prishtinë, 20 mars - Bordi i Drejtorëve te KEK ka shqyrtuar performancën e korporatës për vitin 2013, duke u bazuar në Ligjin mbi Ndërmarrjet Publike.
 
Edhe pse duke operuar me pajisje dhe stabilimente të teknologjisë së vjetërsuar, KEK-u ka arritur të stabilizojë përfundimisht prodhimin.
 
Në këtë rast, duhet përmendur se Korporata në vitin 2013, duke tejkaluar planin, për të dytin vit me radhë, ka thyer të gjitha rekordet historike të prodhimit të qymyrit dhe energjisë elektrike.

Krahas rritjes së prodhimit, Korporata edhe gjatë vitit të kaluar, i ka kushtuar kujdes të veçantë mjedisit dhe realizimit të projekteve për përmirësimin e kushteve mjedisore.

Si rrjedhojë, duke marr parasysh edhe gjendjen ekonomike sociale në vend si dhe vendimet që kanë ndikuar në përmirësim të mirëqenies së punëtorëve të tërë sektorit publik, në kuadër të kompetencave ligjore, Bordi ka kërkuar nga menaxhmenti përdorim me efikas dhe racional të ekuitetit ( kapitalit)  të kompanisë drejt përmirësimit të kushteve të punës dhe njohjes se performancës  së punëtorëve të KEK-ut në arritjen e rekordeve historike në prodhim.
 
Në pajtim me këtë, si dhe duke u bazuar në kërkesat nga përfaqësuesit e punëtorëve (Sindikata), menaxhmenti dhe Aksionari ( Qeveria), Bordi Drejtorëve te KEK-ut ka marr vendim për ngritje lineare te pagave për 120 Euro për të gjithë punonjësit e korporatës.
 
Ne këtë rast, Bordi Drejtorëve te KEK-ut ka kërkuar nga menaxhmenti qe ky vendim te reflektohet ne motivim dhe ngritje te mëtejme te përgjegjësis për pune duke racionalizuar shpenzimet tjera operative ne mënyrë qe mos te ketë implikime tarifore shtese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)