06 Maj 2024

Rënia e bllokut B1 vështirëson furnizimin me energji elektrike

Prishtinë, 5 janar - KEDS ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 22:00 ka rënë nga sistemi njësia B1 e Termocentralit Kosova B që menaxhohet nga KEK-u. Rënia e papritur e këtij blloku ka krijuar mungesë të menjëhershme të 260 megavatë/orë energji elektrike.

Kjo ka rënduar furnizimin me energji elektrike, kur dihet se kjo njësi përbën rreth 35 për qind të prodhimit aktual.

Në këtë rast duhet të rikujtojmë konsumatorët se importi i menjëhershme në rast të devijimit nga plani i furnizimit nuk i takon dhe nuk është përgjegjësi e KEDS-it, por e Operatorit të Tregut (KOSTT).

KEDS fillimisht ka nisur të importojë menjëherë 70 megavatë/orë energji elektrike, por kjo sasi është e pamjaftueshme të mbulojë tërë kërkesën.

Ndërkohë  KEDS ka nisur procedurat e importit shtesë, dhe megjithë vështirësitë e shkaktuara nga moti i keq ka arritur të sigurojë importin shtesë që stabilizon furnizimin me energji.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)