30 Prill 2024

Reduktimet pasoj e mosprodhimit të mjaftueshme të energjisë elektrike

Prishtinë, 22 tetor - Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se në orët e vona të së hënës ka pranuar lajmin për probleme në njësitë gjeneruese në KEK dhe si pasojë janë të detyruar të aplikojmë reduktime të energjisë elektrike.

Momentalisht sipas KEDS  vetëm dy blloqet gjeneruese aktive në KEK nuk prodhojnë sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike për mbulim të kërkesave të konsumatorëve për furnizim me energji elektrike.

"Për më shumë, aktivizimi i importit të energjisë elektrike si proces kërkon kohë, kapacitet të disponueshëm në treg për importim dhe përgatitje teknike dhe nuk mund të realizohet në afat të shkurtë kohor. Nga KEK jemi të informuar që blloku B1 pritet të ri-aktivizohet në orët e vona të mesnatës dhe / ose nesër në orët e hershme të mëngjesit", thuhet në njoftimin e KEDS.

Qëllim i KEDS është që qytetarët të kenë vazhdueshëm energji të mjaftueshme elektrike.

"Jemi të vetëdijshëm për problemet e vazhdueshme në prodhim të energjisë sidoqoftë, në rast të daljeve të paplanifikuara nga puna të njësive prodhuese është i pamundur realizimi i furnizimit në afat të shkurtë kohor."