03 Maj 2024

Qylaga e Lipjanit e zgjidh problemin e tensionit elektrik

Prishtinë, 20 shkurt - Rrjeti elektrik rreth 50 vjetë i vjetër, u ka shkaktuar në të kaluarën shumë probleme banorëve të fshatit Qylagë të komunës së Lipjanit, por kjo do t’i takojë të kaluarës, pasiqë KEDS tashmë ka rinovuar këtë rrjet, investim ky nga i cili ku kanë përfituar rreth 130 konsumatorë.

Besnik Ferati inxhinier në KEDS thotë se në këtë fshat është vendosur një trafoshtyllë me TS 400kVA nga i cili kanë fituar edhe konsumatorët e TS-it ekzistues pas ndarjes së ngarkesës të konsumatorëve.

“Janë implementuar 107 shtylla betoni, mbi 800 metra kanal kabllovik, është investuar në kabllo të tensionit të mesëm dhe tensionit të ulët rreth 4900 metra si dhe rreth 3500 metra kabllo për kyçjet shtëpiake”, thotë Ferati.

Idriz Bytyqi banor i fshatit Qylagë, i cili me profesion është axhustatorë thotë se para investimit të KEDS-it i është dashur të punojë vetëm pas orës 24 kur tensioni ka qenë më i lartë.

“Tani rryma është në nivel të duhur, tash punoj edhe ditën edhe natën pa asnjë problem”, thotë  Bytyqi.

Edhe banori tjetër, Qazim Bytyqi shprehet i kënaqur me investimin e KEDS-it.

“Është instalu rrjeti në vitin 1970 dhe më kurr nuk është ndërruar. Ka qenë rrezik sepse shtyllat e drurit kanë qenë të kalbura dhe tash për 50% rryma është më e mirë”, thotë Qazim Bytyqi.

Sipas tij më herët bojlerit për tu nxehur i janë dashur më shumë se 5 orë, ndërsa tash për dy orë nxehet.

Pas rregullimit të rrjetit elektrik ai tash ka edhe një kërkesë: që fshati të ketë ndriçim.

“Së paku në çdo të dytën shtyllë të kemi nga një poç”, thotë ai.

Inxhinieri Besnik Ferati në fund thotë se prioritet i investimeve të KEDS-it ka qenë rikonstrumimi i rrjetit të vjetëruar, zëvendësimi i shtyllave të drurit me shtylla të betonit dhe ndërrimi i përçuesit ajror me atë kabllorë,e gjithë kjo për të përmirësuar nivelin e tensionit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)