07 Maj 2024

Qeveria zotohet për subvencionim të energjisë në shumën prej 90 milionë euro

Prishtinë, 5 shkurt - Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen elektronike, të 60-ën me radhë, në të cilën ka miratuar vendimin për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e energjisë.

Në mbledhjen e sotme është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët.

Sipas vendimit të miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për subvencionim të energjisë në shumën prej 90.000.000.00 € (nëntëdhjetë milionë euro). Vendimi synon të ulë ndikimin e tarifave të energjisë për konsumatorët.

Ky vendim është marrë pas rritjes enorme të çmimeve të importit, që ka shkaktuar krizën e furnizimit me energji elektrike në vend.

​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)