07 Maj 2024

Qeveria emëron bordet në “Trepçë” dhe “KEK”

Prishtinë, 2 shkurt - Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje të rregullt, të 58-tën, në të cilën ka emëruar Bordin Mbikëqyrës të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike “Trepça” dhe Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Vendimi për emërimin e Bordit në Ndërmarrjen Publike “Trepça” është miratuar nga Qeveria në pajtim të Ligjit për Trepçën dhe të Ligjit për Ndërmarrje Publike. Pas zbatimit të të gjitha procedurave të nevojshme të përzgjedhjes së kandidatëve, Qeveria ka emëruar drejtorë në Bordin Mbikëqyrës në Trepça Sh.A.:  

1.         Bahri Hyseni, kryesues

2.         Ibrahim Krasniqi, anëtar

3.         Muharrem Peci, anëtar

4.         Bujar Bilalli, anëtar

5.         Xhevdet Tahiri, anëtar

Mandati i anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Trepça Sh.A. zgjat katër (4) vite dhe pjesë e Bordit do të jenë edhe dy përfaqësues të zgjedhur nga punëtorët e Ndërmarrjes.

Edhe vendimi për emërimin e Bordit të Ndërmarrjes Publike Korporata Energjetike e Kosovës Sh.A. ka marrë miratimin pas përfundimit dhe plotësimit të të gjitha kushteve në pajtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe sipas rekomandimit të Komisionit Rekomandues për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtorë të bordit, në këtë përbërje:

1.         Skender Haziri, kryesues

2.         Merita Kasapolli, anëtar

3.         Begzad Halilaj, anëtar

4.         Valbona Raifi – Deshishku, anëtar

5.         Mustafa Pllana, anëtar

6.         Valdrin Krasniqi, anëtar

Mandati i anëtarëve të Bordit të emëruar zgjatë tri (3) vite.

 

 

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)