07 Maj 2024

Punëtorët e KEDS-it në grevë për paga

Prishtinë, 6 gusht - Nëse nuk iu ngriten pagat, punëtorët e KEDS­it paralajmërojnë mbajtjen e grevës. Kështu ka thënë kryetari i Federatës së Sindikatave të Pavarura `Elektrokosova`, Fehmi Pajaziti.

Sipas Pajazitit, kompania kosovare për shpërndarje dhe furnizim me energji elektrike ka edhe pak kohë për plotësim të kësaj kërkese.

Punëtorët e KEDS¬it do të hyjnë në grevë pasi menaxhmenti nuk ua ka plotësuar kërkesën për ngritje pagash edhe pas diskutimeve të gjata. Kështu tha kryetari i Federatës së Sindikatave të Pavarura `Elektrokosova`, Fehmi Pajaziti. Ai tha se është formuar këshilli grevist dhe për formën, kohën dhe vendin e grevës publiku do të njoftohet me kohë dhe sipas ligjit. Sipas tij, kompania ka edhe pak kohë për plotësim të kësaj kërkese, ndonëse nuk e specifikoi afatin e fundit.

“Nuk do të jap datë, data është, por do të jap mundësi ende dialogut, se tash jemi në muajin gusht, janë pushimet, dihet, mirëpo punëtorët janë në punë, një pjesë shumë e madhe janë në punë, dhe ata presin, familjarët e tyre presin me ju qua pagën te shtëpia dhe jo tash nën lëmoshën e tyre që kanë mbet si raste sociale “,tha ai.

Pajaziti tha se pagat mund të ngritën, por kjo kërkesë po neglizhohet. Punëtorët, sipas tij, nuk pajtohen me arsyen që kanë marrë nga menaxhmenti për mos ngritje pagash, pasi ka obligime shtese për blerje të energjisë. Pajaziti tha se kjo çështje nuk lidhet me kushtet e furnizimit me energji.

Grevën e paralajmëruar e përkrah edhe kryetari i BSKS-¬së, Haxhi Arifi.

E në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike, zëdhënësi i KEDS¬it, Guri Shkodra, ka thënë se do të vazhdojnë komunikimin me përfaqësues të sindikatës për të gjetur zgjidhje të kënaqshme për të dyja palët.

“Në këto ditë të vështira dhe krize për sektorin e energjisë elektrike, kompania KEDS është duke u përballur me importim marramendës të energjisë elektrike jashtë bilancit energjetik të aprovuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Ky importim i paparashikuar e vendos kompaninë tonë në gjendje të rëndë financiare dhe ekonomike. Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara në sektorin e energjisë, presim mirëkuptim nga Sindikata e Punëtorëve të KEDS¬it, me shpresë që gjatë këtyre ditëve, në vend të parë të kujdesemi për konsumatorin, ashtu siç kemi bërë që nga fillimi i operimit të KEDS¬it“.

`Do të vazhdojmë komunikimin me përfaqësues të Sindikatës, në mënyrë që të gjejmë zgjidhje të kënaqshme për të dyja palët`, ­ ka shkruar Shkodra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)