03 Maj 2024

Probleme teknike në prodhim, KEDS siguron import

Prishtinë, 7 janar - Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se në orët e vonshme të datës 6 janar 2014 jemi lajmëruar për probleme teknike në njësinë gjeneruese B1 të KEK dhe për de-aktivizimin e pa-planifikuar të kësaj njësie më datën 7 Janar 2014.

Përkundër afatit të shkurtë kohor të paralajmërimit, KEDS, me angazhim të jashtëzakonshëm, ka arritur të ketë në dispozicion energji elektrike të mjaftueshme gjatë ditës 7 janar 2014 përmes aktivizimit të kontratave për importim emergjent të energjisë elektrike.

Nga KEK jemi informuar që njësia gjeneruese B1 do të ri-aktivizohet dhe do të fillojë të gjenerojë energji elektrike në orët e mbrëmjes të datës 7 janar 2014.

KEDS kërkon nga të gjithë qytetarët që të kursejnë dhe të jenë më të kujdesshëm në shfrytëzimin e energjisë elektrike gjatë muajit janar duke marrë parasysh faktin se muaji janar është më i ftohti dhe me shumë festa, e kjo ndikon direkt në rritjen e konsumit të energjisë elektrike.

Qëllim i KEDS është që qytetarët të kenë energji të mjaftueshme elektrike. Jemi të vetëdijshëm për problemet e vazhdueshme në prodhim të energjisë elektrike. Sidoqoftë, në rast të daljeve të paplanifikuara nga puna të njësive prodhuese të KEK, shpesh është i pamundur realizimi i furnizimit me energji elektrike në afat të shkurtë kohor.

Dihet se kemi trashëguar rrjet shumë të vjetruar të distribuimit që është në gjendje shumë të rëndë, andaj mbingarkesa të ndryshme shkaktojnë prishje të cilat me përkushtim të punëtorëve të KEDS-it evitohen në afatin më të shkurtë të mundshëm kohor.

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) është shoqëri aksionare me operim në tërë territorin e Kosovës. KEDS sh.a. ka ekskluzivitetin e furnizimit me energji elektrike dhe shpërndarjes së saj. KEDS sh.a. është themeluar në vitin 2009, ndërsa ka filluar aktivitetet e saj operative më 8 maj 2013, kur është ndarë përfundimisht nga KEK sh.a.

KEDS sh.a. është pronë e kompanive prestigjioze turke Çalik Holding dhe Limak. Ky konzorcium kishte ofertuar me çmimin më të lartë në tenderin e hapur për privatizimin e ish- Distribucionit të KEK-ut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)