05 Maj 2024

Prezantohet analiza për përfshirjen e Kosovës në Unazën e Gazit

Prishtinë, 10 mars - Ministri i Zhvillimit Ekonomik  Fadil Ismajli ka pritur sot përfaqësues të  Asociacionit  Ekonomik Këshillues me seli në Britaninë e Madhe, vizita e të cilëve është zhvilluar në kuadër të analizave për gazin për Evropën Juglindore gjithashtu edhe rajonin. 

Këto prezantime dhe analiza do t’i ndihmojnë Kosovës në strategjinë dhe politikat e saj në fushën e energjisë dhe zhvillimit të mëtutjeshëm.

Objektivi kryesor i këtij studimi është përgatitja e udhërrëfyesit “Road Map”, për krijimin e një Unaze Gazi për Europwn Juglindore “SEE Gas Ring”, pra edhe vendet kontraktore të EnC, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.

Po ashtu në takim janë diskutuar edhe aktivitetet në Ballkanin Perëndimor siç janë  kërkesa për gasin në Ballkanin Përendimor, pra projektet regjionale të gazit dhe infrastrukturës për të.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)