05 Maj 2024

Përurohet projekti i efiçiencës së energjisë në Podujevë

Prishtinë, 1 dhjetor - Drejtues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Komunës së Podujevës  dhe përfaqësues të  GIZ-it  të enjten kanë inauguruar projektin e ndriçimit efiçientë në rrugën “Zahir Pajaziti në Podujevë me vlerë prej 79 mijë euro me çka sigurohet një kursim i energjisë  rreth 13 mijë euro në vit.
 
Në mënyrë simbolike butonin e startimit të ndriçimit e shtypën Zëvëndes Ministri i Zhvillimit Ekonomik Gani Koci, kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu dhe përfaqësuesi i GIZ-it Avni Svishta.

Me këtë rast, zv.ministri i Zhvillimit Ekonomik Gani  Koci ka theksuar se projekti për ndriçimin efiçientë të disa rrugëve në Podujevë është vetëm një pjesë e një pakoje projektesh që MZHE në bashkëpunim me GIZ-in  dhe komunat përkatëse është duke zhvilluar në Kosovë.

“Qëlllimi i këtij projekti është që të ketë një ndriqim kualitativ me kosto sa më të ulët të shpenzimit të energjisë elektrike si dhe kursimi i energjisë. MZHE me vija të veta buxhetore do të vazhdoj edhe më tutje me projekte të tilla por gjithmonë duke u përkrahur edhe nga të tjerët “ ka thënë zv.ministri Koci.

Ai më tutje ka shtuar se nga ky projekt  llogaritja e kursimeve në vit arrinë në 40%, ndërsa me mjete financiare nënkupton  rreth 13 mijë euro kursime brenda vitit.

Ndërsa kreu i Komunës së Podujevës Agim Veliu ka falënderuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik  dhe GIZ-in për projektin që ka realizuar në këtë komunë duke pohuar se projekti ka rëndësi të madhe për qytetarët e kësaj komune.

“Me këtë projekt ndriqohen 15 rrugë të qytetit të Podujevës që kapin gjatësi  10 kilometra dhe që është i një rëndësie të vaçant sidomos në kursimin e energjisë elektrike “.

Ndërsa, përfaqësuiesi i GIZ-it Avni Svishta ka pohuar se  projekti hyn në kuadër të përmbushjes se obligimeve nga Traktati i Komunitetit të Eneregjisë dhe direktivave të BE-së  që kanë të bëjnë më kursimin e energjisë. 

Ndryshe, për  këtë projekt MZHE ka ndar 26 mijë euro, Komuna e Podujevës 23 mijë ndërsa GIZ 30 mijë euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)