24 Prill 2024

Përmbyllet sezoni i ngrohjës në Prishtinë

Prishtinë, 28 prill - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me Kryeshefin Ekzekutiv të NP “Termokos”, Fisnik Osmani, Aksionarët dhe Bordin e Drejtorëve të ndërmarrjes, kanë marrë pjesë në ceremoninë e përmbylljes së sezonit ngrohës 2022/2023.

Kryetari Rama pasi ka falenderuar të gjithë punëtorët për angazhimin dhe përkushtimin, e në veçanti Kryeshefin Osmani, Aksionarët dhe Bordin e Drejtorëve të ndërmarrjes, ka shprehur kënaqësinë e tij, që po përmbyllin sezonin më të gjatë dhe më të suksesshëm ngrohës në historikun e ndërmarrjes.

“Furnzimi do të vazhdojë vetëm për QKUK-në, pasi që atje ka pacientë, të cilët kanë nevojë për ngrohje” tha Kryetari Rama.

Ai ka rikujtuar se krahas angazhimit për të realizuar misonin parësor furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët, njëkohësisht “Termokos” është duke vazhduar realizimin e projekteve kapitale, siç është zgjerimi i rrjetit të ngrohjes, “Prishtina Heat Save”, si dhe përgatitjet për fillimin e projektit “Solar 4 Kosovo”.

Kryeshefi Osmani, theksoi se “Termokos” përgjatë këtij sezoni më të gjatë ngrohës në historinë e ndërmarjes, ka ofruar ngrohje cilësore për 198 ditë me radhë pa asnjë ditë ndërprerje.

Ai tha se që nga 15 tetori “Termokos” ka zgjeruar rrjetin e ngrohjes edhe për 513 mijë m/2 më shumë sipërfaqe ngrohëse, ka ulur për 11 për qind humbjet e ujit dhe ka rritur 4 për qind liferimin e energjisë termike në raport krahasues me vitin paraprak.

“Kryeqyteti përmes ‘Termokosit’ po e merr karakterin e qytetit të gjelbër, ndërsa ‘Termokos’’ karakterin e një institucioni shumë serioz, që po kryen shumë mirë punët dhe po ofron shërbimin e ngrohjes për qytetarët”, tha Kryeshefi Osmani.

Ai rikujtoi se ndërmarrja po vazhdon me zgjerimin e hovshëm të rrjetit të ngrohjes dhe projekteve tjera, duke kërkuar, që konsumatorët të vazhdojnë të paguajnë faturat e ngrohjes, në mënyrë që të vazhdojmë zgjerimin e rrjetit të ngrohjes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)