04 Maj 2024

Për tre muaj Kosova ka prodhuar rreth 2,17 milionë tonë thëngjill

Prishtinë, 20 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin e Energjis“ për TM4 2013.

Në këtë publikim janë paraqitur të dhënat  për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e enërgjentëve të tjerë.

Në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2013 Kosova ka prodhuar rreth 2,17 milionë tonë thëngjill. Në raport me tremujorin e katërt të vitit të kaluar (TM4 2012), ka rënie të sasisë së prodhuar për 0,8%.

Në tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2013 Kosova ka konsumuar 2,02 milionë tonë thëngjill, në raport me tremujorin e katërt të vitit të kaluar (TM4 2012) ka ulje të sasisë së konsumuar për 11,6%.

Prodhimi i energjisë eklektike në TM4 2013, në termocentrale (TC) dhe Hidrocentrale (HC) është 1 566,6 GW/h, ku 96,9 % është prodhuar në termocentrale dhe rreth 3,1% në hidrocentrale.

Në raport me tremujorin e katërt të vitit të kaluar (TM4 2012), ka ulje të sasisë së prodhuar të energjisë elektrike për 5,4%.

Në tremujorin e katërt të vitit 2013 në Kosovë janë importuar 147,5 GW/h energji elektrike, në raport me tremujorin e njëjtë të viti të kaluar (TM4 2012), kemi rritje të sasisë se importuar për 4,0%.

Në këtë tremujor (TM4 2013) në Kosovë janë eksportuar 142,1 GW/h energji elektrike, ne raport me tremujorin e katërt të vitit të kaluar (TM4 2012) kemi rënie për 12,3%.

Në tremujorin e katërt (TM4 2013), sasia e energjisë elektrike në dispozicion të konsumatorëve është 969,4 GW/h energji elektrike.

Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2012), sasia e konsumuar e energjisë elektrike është rritur 5,1%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)