03 Maj 2024

Pacolli: Në shtatorë vendosim gurthemelin e termocentralit të ri

Obiliq, 5 qershor – Ditën e parafundit të fushatës zgjedhore, presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, nga Obiliqi u premtoi kosovarëve se më nuk do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike. Kjo do të mundësohet me realizimin e projekteve nga programi i AKR-së.

“Në shtatorë vendosim gurthemelin e termocentralit të ri dhe më nuk do të keni më ndërprerrje të energjisë elektirke siq ka ndodh deri më tani edhe në qytetin e juaj që jeni më së afërmi me termocentralet”, tha  Pacolli. Reduktimet e energjisë elektrike sipas Pacollit kanë penguar edhe investimet e huaja. “Jo pse ne nuk kemi pas kapacitet për të prodhuar rrymë, por se nuk kami pas kapacitet për të udhëhequr me projektet, skemi pas njerëz të duhur në vendin e duhur. E ata që për sa vite nuk arritën të realizojnë projektin e termocentralit të ri, nuk do të arrijnë as për 100 vjet e ardhshme. Një fjalë e urt popullore thotë: ujku qimen e ndrron e zanatin nuk e harron”, tha Pacolli.

Kryetari i degës së AKR-së në Obiliq, Hilmi Halimi u tha të pranishmëve se kanë mbetë pak ditë deri tek momentin kur ne duhet mobilizuar dhe më 8 qershorë të dalim dhe të votojmë AKR-në për të zhvilluar vendin tonë. “Duhet t’i tregojmë miqve tanë se është momenti që ne të zgjedhim njezit që dinë të qeverisin me vendin dinë ta qojnë përpara dinë ta zhvillojnë”, tha Halimi

Ministri Fadil Ismajli, kandidat për deputet, u tha të pranishmëve se me tri ministri që ka udhëhequr AKR në qeverinë ka treguar rezultate të mëdha, pasi me iniciativë të AKR_së janë krijuar 2 zona të lira tregtare, është iniciuar ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, rregulluar autostrada energjetike me Shqipërinë e mbi të gjitha kemi shpëtuar nga privatizimi Trepçën e cila mbetet pasuri e qytetarëve.

“Ne morëm besimin e qytetarëve në dy komuna dhe brenda tre muajve u treguam qytetarëve të atyre komunave se njerëzit e AKR-së punojnë me sineritet të plotë, u treguan se e mbajnë premtimin. Kryetari i Mitrovicës u premtoi se do të sjell investitorë për të hapur fabrika dhe kjo ndodhi. Brenda tre muajve do hapën vende të reja pune”, ka thënë Ismajli.

E kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, u tha banorë se investitorët e huaj vijnë në Kosovë vetëm nese ne e ndalim korrupcionin. “Ne mezi arritëm t’i sigurojmë një hapësirë ku investitori do të vendos objektin e fabrikë së tij. Këto problem nuk do të jenë më pas 8 qershori. Sic e kemi largu krrupsionin prej MItroviës dhe Gjakovës ashtu do ta largojmë edhe nga Kosova”, tha Bahtiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)