15 Maj 2024

Nxitet ndërgjegjësimi publik për qëndrueshmërinë e mjedisit

Prishtinë, 26 maj - Green Art Center - GAC Prishtina në bashkëpunim me USAID programi Empower, në kuadër të evenimentit “Green Festival” ka organizuar aktivitete të ndryshme me qëllim nxitjen e ndërgjegjësimit publik për qëndrueshmërinë e mjedisit.

Kanë qenë pikërisht nxënësit e klubeve të gjelbërta, të cilët me aktivizmin e tyre janë munduar të promovojnë projektet mjedisore që po implementohen në shkolla në Prishtinë si edhe konceptet e ripërdorimit dhe riciklimit si dukuri në shërbim të mjedisit.

Informimi i qytetarëve për rëndësinë e përdorimit të trastave të materialit në vend të qeseve plastike dhe shpërndarja e trastave të materialit ka vijuar edhe me  një aktivitet të vecantë ku është promovuar eficienca e energjisë në mënyrë praktike ku qytetarët janë ftuar të vëzhgojnë nga afër mundësitë e ndryshme të përfitimit përmes eficiencës së energjisë.

Mesazhet dhe porosite mjedisore përmes vizatimeve të fëmijëve nuk kanë munguar gjatë aktivitetit në sheshin \"Zahir Pajaziti\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)