11 Maj 2024

Nuk ka rritje të çmimit të rrymës

Prishtinë, 3 shkurt - Kërkesa për shtrenjtim të çmimit të energjisë nga operatorët KEK (Gjenerimi), KOSTT (Transmisioni dhe Tregu), KEDS (Distribucioni) dhe KESCO (Furnizimi), nuk do të miratohet  nga institucionet përkatëse.

Burime të gazetës “Epoka e re”, kanë bërë me dije se kjo kërkesë do të refuzohet nga ana e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).
I njëjti burim i ka thënë gazetës se janë duke diskutuar edhe ndërrimet  e blloqeve tariforë për sezone të energjisë, që konsumatorët të mos kenë ndryshime të çmimeve si në dimër ashtu edhe në verë.

Ndryshe  Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka njoftuar se aktualisht është duke zhvilluar procesin e dhjetë tarifor të energjisë elektrike. Si pjesë e këtij procesi, operatorët: KEK (Gjenerimi), KOSTT (Transmisioni dhe Tregu), KEDS (Distribucioni) dhe KESCO (Furnizimi) kanë dorëzuar aplikacionet e tyre për aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale dhe këto aplikacione janë të publikuara në faqen elektronike të ZRRE-së www.ero-ks.org. Ekspertët e Departamentit të Tarifave dhe Çmimeve janë duke shqyrtuar këto aplikacione dhe së shpejti pritet të dilet me vlerësimin e këtyre aplikacioneve. Vlerësimi ekspertëve të ZRRE-së do t’i nënshtrohet diskutimeve publike ku do të përfshihen të gjitha palët e interesuara.

“Vlerësimi i ekspertëve dhe komentet nga palët e interesit do të shqyrtohen përfundimisht nga Bordi i ZRRE-së i cili do të marr vendimin përfundimtar për të Hyrat Maksimale të lejuara të Operatorëve si dhe tarifat për konsumatorët fundor”, është thënë në njoftimin e ZRRE-së. Vendimi i Bordit për të Hyrat e Maksimale të lejuara dhe tarifave përfundimtare pritet të merret kah fundi i muajt mars. Tarifat e reja të energjisë elektrike hynë në fuqi nga 1 prilli 2016.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)