05 Maj 2024

Norvegjia mbështet zhvillimin e tregut të përbashkët energjetik Kosovë-Shqipëri

Prishtinë, 14 janar - Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT Naim Bejtullahu, priti sot në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë z.Jan Braathu me bashkëpunëtorë.

Me këtë rast, z.Bejtullahu njoftoi Ambasadorin Braathu me punën që është bërë nga KOSTT për ngritjen e kualitetit, sigurisë dhe besueshmërisë së Sistemit Transmetues të Kosovës, si dhe me planet për zhvillim të mëtutjeshëm.

Në veçanti, u diskutua për projektin e planifikuar për bashkimin e tregut energjetik Kosovë-Shqipëri dhe benefitet që rrjedhin nga ky projekt për të dyja sistemet energjetike. Për më tepër realizimi i këtij projekti ndër të tjera do të krijojë kushte më të favorshme për të dy vendet për integrim të mëtutjeshëm në tregun rajonal të energjisë.

Në anën e tij Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë z.Jan Braathu u shpreh i kënaqur me punën e KOSTT dhe duke i konsideruar benefitet për të dyja vendet, u zotua që shteti i Norvegjisë do të përkrahë financiarisht projektin për krijimin e tregut të përbashkët energjetik Kosovë-Shqipëri, projekt për të cilin si Qeveria e Kosovës ashtu edhe ajo e Shqipërisë kanë shprehur gatishmëri për ta konkluduar.

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Naim Bejtullahu falënderoi Ambasadorin norvegjez z.Braathu për zotimin dhe së bashku u dakorduan që sa më parë të fillohet me përgatitjet e nevojshme.

Delegacioni norvegjez gjithashtu zhvilloi një vizitë në Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT e cila është një nga qendrat që operon me sistemin më të avancuar të monitorimit dhe komandimit të Sistemit Eelektroenergjetik në rajon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)