29 Prill 2024

Nis mungesa e energjisë elektrike

Prishtinë, 6 tetor - Kosova edhe pas 12 viteve pas lufte po përballet me mungesë të energjisë elektrike, madje në shumë vende edhe me reduktime të ashpra.

Sipas zëdhënësit të Korporatës energjetike, Viktor Buzhala, KEK-u është detyruar ta nxjerr nga sistemi njësinë e parë të Termocentralit “Kosova B”.

Duke marrë parasysh faktin se edhe njësia “B2” është në riparim të planifikuar, kjo paraqet vështirësi në furnizim me energji.

Buzhala, bën të ditur se KEK-u është duke operuar vetëm me dy njësi, derisa importi është deri në 160 MW.

Sipas tij, KEK-u është duke bërë përpjekje për ta rritur importin dhe për ta përmirësuar furnizimin me energji.

Gjendja pritet të përmirësohet në orët e vona ose nesër. Për momentin kategoria A ka furnzim pa ndërprerje, kategoria B 4 orë me rrymë dhe 2 pa të, dhe kategoria C 3 me 3.

Probleme teknike sot ka edhe në rrjetin telefonik. Zëdhënësi i Postës, Menduh Abazi, tha se janë në proces të identifikimit të problemit.

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)