28 Prill 2024

Nis konferenca për ngrohjen globale

Peru, 2 dhjetor - Një konferencë e madhe e Kombeve të Bashkuara, që ka për temë çështjen klimatike, ka nisur punimet në Peru.

Negociatorët do të bëjnë përpjekje për avancimin e një marrëveshjeje të re për ngrohjen globale.

Duke hapur konferencën 12-ditëshe në Lima, shefja e çështjeve klimatike e OKB-së, Christiana Figueres, ka thënë se “2014-a kërcënon të jetë viti më i nxehtë në histori, ndërsa emetimet vazhdojnë të rriten”.

Përfaqësuesit e 195 shteteve do të punojnë drejt një pakti të ri klimatik, i cili do të nënshkruhej në Paris në fund të vitit 2015.

Qëllimi është që të arrihet kompromis për reduktimin e emetimit të gazrave serë, të cilat fajësohen për ngrohjen globale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)