03 Maj 2024

Ngritët aktakuza për një rast të korrupsionit në KEK

Prishtinë, 16 janar - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) e ka ngritur një aktakuzë për korrupsion lidhur me kompaninë publike Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Në aktakuzë pretendohen vepra të ndryshme penale ndaj 7 të pandehurve, ku përshihen – Mashtrimi dhe falsifikimi i dokumenteve, në shkelje të nenit 335 § 1 dhe 5dhe nenit 398 § 1 të Kodit Penal të Kosovës; Shpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit, në shkelje të nenit 422 të KPK-së; Nxitja për shpërdorimin e pozitës zyrtare apo autoritetit, në shkelje të nenit 422 të KPK-së; dhe Lidhja e kontratave të dëmshme, në shkelje të nenit 291 § 1 dhe 2 të KPK-së.

Vlera e dëmeve shkaktuar KEK-ut është 6.182.609,76 EUR.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)