29 Prill 2024

Nga sot do të zbutet acari

Prishtinë, 26 janar - Masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e këtij acari.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) sipas të cilit sot dhe nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

IHK ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.