29 Prill 2024

Nënshkruhet marrëveshje për projektin "Shahdeniz 2"

Baku, 18 dhjetor - Ministrat e vendeve pjesëmarrëse në Projektin "Shahdeniz 2", kanë nënshkruar marrëveshjen për Projektin "Shahdeniz 2", i cili do të mundësoj transportin e gazit natyror të Azerbajxhanit nga Deti Kaspik për në Evropë.

Në kuadër të ceremonisë së nënshkrimit u hodhën firmat në 39 marrëveshje të ndryshme. Partnerët e projektit në fjalë u mblodhën sot në Baku për të nënshkruar marrëveshjen përfundimtare.

Në këtë kuadër u hodhën firmat në 39 marrëveshje të ndryshme. Në ceremoninë e nënshkrimit Turqia u përfaqësua nga ana e Ministrit të Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Taner Jëlldëz (Taner Yıldız).

Në ceremoninë në fjalë gjithashtu morën pjesë edhe Kryeministri i Italisë, Kryeministri i Gjeorgjisë, Ministri i Jashtëm i Britanisë dhe Komisari i BE-së përgjegjës për energji.

Gazi natyror që do të nxirret nga pellgu Shahdeniz 2 në etapën e parë me anë të projektit të gazsjellësit Trans Anadollit, TANAP, do të arrij në Turqi në vitin 2017.

Ndërkaq projekti i Trans Adriatik, TAP, që do të transportoj gazin nga Turqia për në Evropë do të përfundoj në vitin 2018. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)