12 Maj 2024

Nënshkruhet Marrëveshja për Falje të Borxheve

Prishtinë, 7 mars - Është nënshkruar Marrëveshja për zbatimin përfundimtar e Ligjit për Falje të Borxheve për konsumatoret e  energjisë elektrike.

Përkundër faktit së tërë afarizmi i furnizimit dhe shërbimet e konsumatorëve duke përfshire edhe bazat aktive të shënimeve të konsumatorëve të energjisë elektrike janë në KEDS/KESCO, KEK deri tani kishte përmbushur të gjitha kërkesat ligjore që dalin nga Ligji për Falje të Borxheve dhe legjislacioni ndërlidhur brenda mundësive logjistike dhe infrastrukturore që ka.

Ne këtë vije, KEK ka arritur te beje definimin e saktë te gjitha borxheve, qe janë subjekt i këtij legjislacioni me ç’rast janë përgatitur dhe janë publikuar ne ueb faqen e KEK-ut  listat me shënimet e borxheve te papaguara deri me 31.12.2008 dhe borxheve nga data 01.01.2009, konform Ligjit ne fuqi, për secilin konsumator veç e veç.

 Me tej, përmes email adresës elektronike, KEK ka mundësuar te gjithë borxhlinjve te dërgojnë ankesat eventuale qe mund te kenë ne listat e publikuara. Konform legjislacionit te ndërlidhur KEK ka formuar komisionin e ankesave qe është duke adresuar ne mënyrë te rregullte te gjitha ankesat e borxhlinjve te dërguara përmes e-mail adresës se cekur me larte.

Përfundimisht,  kërkesa për ekzekutim te faljes për rreth 63 mijë konsumatorë për te cilët falja borxhit është e pakushtëzuar tashme qe një kohe, është dorëzuar në KEDS/KESCO për implementim.

Duke përmbyllur obligimet qe dalin nga Ligji, bazuar ne marrëveshjen e privatizimit, sot me 07.03.2016, z. Arben Gjukaj, Drejtor Menaxhues i KEK-ut dhe z. George Karagutoff, Drejtor Menaxhues i KEDS/KESCO, ne prani te zv. Ministrit te Financave Agim Krasniqi, nënshkruan një Marrëveshje te Mirëkuptimit për implementimin përfundimtar te Ligjit për Falje te Borxheve. Përmes kësaj Marrëveshje, i mundësohet te gjithë konsumatorëve te  energjisë elektrike te cilët kualifikohen për falje te aplikojnë për shlyerje te borxhit ne zyrat e shërbimit te konsumatorëve ne KEDS/KESCO ne tere territorin e Republikës se Kosovës.

Brenda dy jave pritet qe te finalizohen te gjitha procedurat detale rreth qasjes ndaj konsumatorëve kur edhe shërbimet përkatëse KEDS/KESCO do te janë te gatshme te presin konsumatorë qe aplikojnë dhe nënshkruajnë marrëveshje per faljen ne fjale .

Me këtë Marrëveshje priten te trajtohen 175.076 konsumatorë te cilët gjeografikisht janë te përfshire ne tere territorin e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)