06 Maj 2024

Në janar fillon punën hidrocentrali i parë në Selac të Shalës së Bajgorës

Prishtinë, 22 dhjetor - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka biseduar për realizimin e projektit të hidrocentralit në Selac të Shalës së Bajgorës, me investitorët e Kompanisë Hidroline, Bekim Shyti dhe Muhamer Ibrahimi, të cilët e kanë njoftuar me punët që janë bërë deri tash, si dhe me problemet që po hasin në vazhdimin e realizimit të fazave të tjera të projektit.

Shyti i ka thënë kryetarit Bahtiri se tashmë kanë përfunduar të gjitha punët në ndërtimin e hidrocentralit të parë. “Tanimë është lëshuar në punë testuese hidrocentrali i parë me  kapacitet prej rreth pesë megavatesh rrymë elektrike, që ka kushtuar 6,7 milion euro. Zyrtarisht hidrocentrali do të përurohet në janar, kur edhe do të filloj punën e rregullt me makineri më bashkëkohore”, tha Shyti.

Ai në vazhdim tha se kërkon ndihmën e komunës për të përshpejtuar dokumentet për projektet tjera, që janë edhe tri sosh, pra të ndërtimit të edhe tri hidrocentraleve, që do të kushtojnë gjithsejtë 18.7 milionë euro.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri i përgëzoi për punën që kanë bërë deri tash dhe ju premtoj se komuna nuk do t’i pengoj në asnjë mënyrë për vazhdimin e projekteve tjera.

“Ne kemi dobi nga këto hidrocentrale, andaj edhe jemi të obliguar që të ju ndihmojmë, jo vetëm juve, por të gjithë atyre investitorëve që duan të realizojnë këtu projekte të ndryshme që mundësojnë zhvillim dhe gjenerojnë vende të lira punë në komunë”, tha ai.

Kryetari Bahtiri dhe investitori Shyti biseduan edhe për mbështetje të përbashkët të fshatrave të rajonit të Shalës së Bajgorës me ndërtimin e rrugëve dhe projekteve të tjera me interes për qytetarët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)