07 Maj 2024

Ndërtohet largpërçuesi në Xërxe të Rahovecit

Rahovec, 10 qershor - Xhafer Kabashi, pronar në kompaninë për prodhimin e dyerve dhe dritareve “Vëllezërit Kabashi” në Xërxe të Rahovecit, tha se mungesa e energjisë elektrike dhe tensioni jo stabil në këtë rajon e kanë dëmtuar shpesh biznesin e tij.

Por tash një gjë e tillë nuk do të jetë më problem për këtë kompani

Bizneset në Xërxe të Rahovecit, do të kyqen në rrjetin i cili plotëson të gjitha standardet më të larta teknike.

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), tashmë ka përfunduar investimin e segmentit të ri të largpërçuesit 18 nëntori në Xërxe të Rahovecit. 

“Për neve si biznes energjia elektrike është parësore . Kemi pas shume telashe me mungesë të rrymës . KEDS e ka bërë një punë shumë të mirë . Na ka ndihmu shumë jo vetëm mua mirëpo gjitha bizneset e prodhuesit përreth”, tha Kabashi

Investimet e KEDS-it u mirëpritën edhe nga zyrtarë komunal të Rahovecit.

Muhamet Behra, drejtor për Shërbime Publike në komunën e Rahovecit tha se efektet nga ndërrimi i largpërçuesit do të vërehen si nga qytetarët ashtu edhe nga bizneset.

“Ndërrimi i shtyllave të largpërçueseve është i mirëseardhur për komunën tone duke pas parasysh se shtyllat ekzistuese kane qenë shumë të vjetra dhe shumë të dëmtuara. Sa i përket përfitimeve  përfitues i drejtpërdrejt do të jenë qytetarët dhe bizneset”, tha Behra.

Për këtë largpërçues janë  ngritur dhe montuar 10 shtylla betoni në lartësi prej 12 metra.

Përveç kësaj në KEDS thonë se për ndërtimin e largpërçuesit të ri janë kryer edhe shumë punime tjera.

“Është bërë ngritja dhe montimi i shtyllave të betonit, montimi i konzollave metalike, instalimi i përçuesit Al-Qe 50 mm² si dhe është përdorur kabëll snop 10 kV”, thonë inxhinjerët e KEDS-it .

Largpërçuesi i ri është ndërtuar pasi kjo pjesë ishte trashëguar me probleme në tension.

“Largpërçuesi do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e kualitetit të energjisë elektrike e po ashtu edhe në furnizimin me energji”, thonë në KEDS.
Lëshimi në punë i LP në Xërxe të Rahovecit, është pjesë e investimeve të KEDS, të bëra sivjet në të gjitha distriktet anekënd vendit.

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), së fundmi ka prezantuar planin Zhvillimore të Rrjetit të Shpërndarjes deri në vitin 2025. KEDS, brenda kësaj periudhe planifikon të investoj 300 milion euro në modernizim të rrjetit në tërë Kosovën.

Investimet në rrjet kanë nisur në vitin 2013, deri në tremujorin e parë të vitit 2016 janë investuar mbi 60 milionë euro.




Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)