02 Maj 2024

Ndërtimi i seksionit detar të "South Stream" në Bullgari do të fillojë në pranverë

Sofje, 15 shkurt - Në pranverë në ujërat territoriale të Bullgarisë do të fillojë ndërtimi i seksionit detar të tubacionit "South Stream" ("Rryma Jugore"), tha Ministri bullgar i Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit, Dragomir Stoynev.

"Projekti "South Stream" do të krijojë vende të reja pune, ndërsa dividendët nga transportimi i gazit ne do të fillojmë t’i marrim që në vitin e parë të vënies në shfrytëzim të këtij tubacioni", - vuri në dukje Dragomir Stoynev.

"Rryma Jugore" është një projekt infrastrukturor global i kompanisë energjetike ruse "Gazprom" për ndërtimin e tubacionit të gazit në vendet e Evropës Jugore dhe Qendrore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)