15 Maj 2024

Ndërprehët energjia elektrike në fabrikën e ujit në Batllavë

Prishtinë, 2 korrik - Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”  njofton  konsumatorët e qytetit të Prishtinës, Obiliqit dhe Podujevës se duke filluar nga dita e sotme rreth orës 14:00 do të kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Përveq keqpërdorimeve  dhe rritjes enorme të kërkesave për ujë të pijshëm, sot rreth orës 14:00 është ndërprerë edhe furnizimi me energji elektrike në stacionin e pompave dhe fabrikën e përpunimit të ujit në Albanik-Batllavë.

Me këtë rast qytetarët e Prishtinës , Obiliqit dhe Podujevës do të përballen me mungesë të ujit të pijshëm, zonat që furnizohen nga ky sistem.

Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike sipas zyrtarëve të KEDS-it, është si pasojë e motit të ligë dhe shkarkimeve nga vetëtimat në Trafostacionet energjetike të tyre.

KUR”Prishtina” sh.a. kërkon mirëkuptim për gjendjen e krijuar, derisa ekipet e KEDS ta rregullojnë këtë çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)