15 Maj 2024

Ndalja e parakohshme e B2 vështirësoi furnizimin me energji elektrike

Prishtinë, 2 korrik - KESCO ka njoftuar sot në mengjes, njësia B2 e termocentralit Kosova B është ndalur në mënyrë të paplanifikuar, një ditë para ndaljes për mirëmbajtje të planifikuar.

 

Por, sidoqoftë pritet që sistemi të jetë plotësisht funksional nga ora 13:00. B2 prodhon më tepër se 30 për qind të tërë energjisë eletrike në vend dhe cdo ndalje e paplanifikuar shkakton në aspektin afatshkurtër probleme me furnizim. KESCO ka reaguar mënjehrë dhe e ka siguruar energjinë elektrike të nevojshme, por derisa të bëhet efektiv kërkon kohë për shkak të procedurave ndërkombëtare. Kjo është arsyeja që për një kohë të shkurtër, konsumatorët mund të përballen me ndërprerje minimale. Në këto rrethana, KESCO ka bërë gjithcka që të furnizojë sa më mirë konsumatorët.

KESCO kërkon ndjesë nga konsumatorët, por kjo ka ndodhur si rezultat i reduktimit të paplanifikuar të prodhimit që nuk është nën kompetencat e KEDS/KESCO-s\", është thënë në komunikatën e KEDS-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)