03 Maj 2024

NATO-ja kritikon Bullgarinë për gazsjellësin “Rryma Jugore”

Bruksel, 29 maj - Përkrahja e Bullgarisë, Austrisë, Italisë dhe vendeve të tjera për gazsjellësin “Rryma Jugore” tregon mospërputhjen midis deklaratave të BE-së dhe rezultateve konkrete të politikës së përbashkët evropiane. Kjo theksohet në një analizë të revistës së Aleancës NATO Review.

Sipas autorit “Rryma Jugore” do të thellojë varësinë nga Rusia dhe do të minojë të gjitha projektet e tjera për larmin e burimeve të gazit në Evropën Juglindore.

Nga ana e vet komisionari evropian i energjetikës Gjunter Jotinger njoftoi, se Komisioni Evropian zhvillon një diskutim të frytshëm me qeverinë bullgare rreth ndërtimit të gazsjellësit “Rryma Jugore”.

Ai shtoi, se bëhet një analizë që të zbulohet në ç’shkallë ndërtimi i këtij impianti në territorin bullgar mund të përputhet me legjislacionin e BE-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)