07 Maj 2024

MZHE diskuton zhvillimet në sektorin e energjisë me KOSID

Prishtinë, 25 korrik - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismalji me bashkëpunëtorë ka pritur përfaqësuesit e Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë ne vend.

Me këtë rast Ministri Ismajli ka theksuar nevojën e përfshirjes të shoqërisë civile në hartimin dhe rishikimin Strategjive dhe politikave në fushën e energjisëë dhe sektorëve përkatës.

Kreu i MZHE-së dhe përfaqësuesit e KOSID gjatë takimit diskutuan për gjendjen aktuale të projekteve në sektorin e energjisë, me theks te veçantë në termocentralin “Kosova e Re”,  për të ardhmen e Termocentralit  “Kosova A” dhe modernizimin e Termocentralit  “Kosova B”.

Po ashtu, në takim u bisedua edhe për zhvillimin e burimet e ripërtritshme të energjisë, rritjen e efiçiencës së energjisë dhe uljen e humbjeve të energjisë, me ç’rast ministri theksoj hapat që MZHE ka ndërmarrë në këtë drejtim dhe projektet që janë në realizim e sipër.

Gjithashtu, temë me rëndësi ishte edhe rrjeti i bartjes dhe ndërlidhja me sistemet simotra në rajon me qëllim të rritjes së sigurisë së furnizimit me energji dhe diversifikimit të burimeve të energjisë.

Në fund, Ministri Ismajli edhe shprehu gatishmërinë e tij që të bashkëpunojë ngushtë me shoqërinë civile në funksion të zhvillimit të sektorit të energjisë konform standardeve bashkëkohore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)