07 Maj 2024

Mustafë Hasani emërohet Kryeshef ekzekutiv i KOSTT-it

Prishtinë, 15 dhjetor - Emërohet Kryeshefi Ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a

Pas një procesi transparent dhe konkurrues në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Bordi i Drejtorëve të KOSTT sh.a në mënyrë unanime ka vendosur që të emëroj Kryeshef Ekzekutiv të KOSTT sh.a Mustafë Hasani.

Mustafë Hasani me profesion Magjistër i Shkencave të Administrimit të Biznesit mban përvojë shumë vjeçare në pozita të larta menaxheriale si Drejtor Gjeneral në Administratën Tatimore të Kosovës, Kryeshef Ekzekutiv i Agjensionit për Promovimin e Investimeve, Drejtor i Bordit të Trafikut Urban, angazhime në projekte të ndryshme të Komisionit Evropian dhe së fundi drejtor i Departmentit Qendror për Partneritet Publiko-Privat në Ministrinë e Financave.

Hasani gjithashtu është ligjerues i lëndëve ekonomike në kolegje private në Kosovë.

Mustafë Hasani sot ka pranuar detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)