11 Maj 2024

Mustafa: Sigurimi i energjisë stabile parakusht i zhvillimit ekonomik

Prishtinë, 1 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa mori pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë me temë “Siguria e Furnizimit me Energji Elektrike në Kosovë”.

Të pranishëm në këtë forum të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, e drejtuar nga Blerand Stavileci, dhe të mbështetur nga USAID-i,  ishin edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, menaxheri për Kosovë i Bankës Botërore, Marco Mantovanelli, si dhe përfaqësues të tjerë.

Kryeministri Mustafa duke iu referuar aprovimit nga Qeveria e Kosovës të Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik, Programit të Reformave Ekonomike si dhe Programit Qeveritar, theksoi se këto janë të orientuara qartë në fushën e zhvillimit ekonomik, e cila kërkon që t’i jepet prioritet sigurimit të energjisë elektrike.

Duke shprehur orientimin themelor që të investohet në ndërtimin e “Kosovës së Re”, kryeministri Mustafa vlerësoi rezultatet e arritur deri tani, marrëveshjen e nënshkruar me investitorët privat amerikanë me përkrahjen e Bankës Botërore, duke shprehur përkushtimin që ky projekt të realizohet.

“Ne mbesim të përkushtuar, po ashtu, që të riaftësojmë agregat të caktuar edhe në faza të caktuara të “Kosovës B”, në mënyrë që ato të mos ta rrezikojnë kontinuitetin e furnizimit me energji elektrike. Jemi të interesuar po ashtu që të shohim edhe opsionet me “Kosovën A”, në mënyrë që të plotësojmë boshllëkun e furnizimit me energji elektrike, deri tek aktivizimi i gjenerimit të “Kosovës së Re”. Jemi të interesuar që të investojmë në energjinë e ripërtëritshme, në burimet e ripërtëritshme të energjisë, në mënyrë që të plotësojmë kriteret e Bashkimit Evropian, sa i përket kombinimit të energjisë nga burimet e ripërtërishme dhe të atyre që nuk mund të ripërtërihen”, tha kryeministri.

Krejt në fund, kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se rezultatet e sigurimit të energjisë elektrike, do të shprehen drejtpërdrejt në efekte të zhvillimit ekonomik, në punësim, dhe në stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)