09 Maj 2024

Mustafa: S’dihet kompensimi për personat e lënduar në KEK

Prishtinë, 18 qershor - Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Energjetikës të Kosovës (SPEK), Izet Mustafa, ka deklaruar se punonjësit e KEK-ut që nga paslufta e këndej janë duke dhënë maksimumin e mundshëm nëpër vendet e tyre të punës, në mënyrë që Kosova të ketë furnizim me energji elektrike në masë të mjaftueshme.

Mirëpo, sipas tij, kushtet e punës në përgjithësi në KEK janë të rënda dhe se punëtorët përballen me sfida dhe rreziqe nga më të ndryshmet, të cilat pothuajse janë përditshmëri e vendeve të tyre të punës.

Mustafa në këtë intervistë për “Epokën e re” ka deklaruar se sa i përket kompensimit për punonjësit e lënduar nga shpërthimet e fundit në KEK as bordi e as menaxhmenti i kësaj korporate nuk kanë treguar kurrfarë bashkëpunimi. “Ata nuk e kanë respektuar Ligjin për Siguri në Punë, i cili saktëson se në Komitetin e Sigurisë duhet të jenë të përfaqësuar punonjësit nëpërmjet sindikatës. Edhe pse KEK-u ka formuar Komitet të Sigurisë dhe ka mbajtur takime, sindikata nuk është ftuar e as nuk është informuar me vendimet të cilat janë marrë”, ka bërë me dije Mustafa.

Sipas tij punonjësit e KEK-ut që nga paslufta e këndej janë duke dhënë maksimumin e mundshëm nëpër vendet e tyre të punës, në mënyrë që Kosova të ketë furnizim me energji elektrike në masë të mjaftueshme. Kushtet e punës në përgjithësi në KEK janë të natyrës së rëndë. Punëtorët përballen me sfida e rreziqe nga më të ndryshmet, të cilat pothuaj se janë përditshmëri e vendeve të punës nëpër të cilat ata punojnë.

\"Makinat dhe pajisjet, të cilat ata i përdorin, për fat të keq, janë që nga themelimi i TC-ve dhe minierave të Kosovës. Edhe pse menaxhmenti i KEK-ut vazhdimisht ka bërë përpjekje që sa më shumë ato të zëvendësohen, ende ka shumë pajisje, të cilat nuk i përmbushin kriteret e shfrytëzimit të sigurisë së tyre. Për pasojë kemi deri më tani (duke e llogaritur KEK-un si tërësi me të gjitha njësit që tani janë të ndara nga KEK-u) më tepër se 30 raste fatale për punëtoret tanë, të cilat kanë përfunduar me humbje të jetës. Po ashtu, si pasojë e aksidenteve të shkaktuara në vende të punës, punonjësit tanë kanë humbur gjymtyrët e trupit të tyre si: këmbën, dorën, syrin, gishtin etj\", ka theksuar ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)