29 Prill 2024

MPMH dhe UNOPS shikojnë mundësitë e thellimit të bashkëpunimit

Prishtinë, 18 dhjetor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Zyrës për Mbështetje të Projekteve të Kombeve të Bashkuara (UNOPS).

Në këtë vizitë njoftuese u diskutua për ndihmën që do të mund t’i ofrojë UNOPS Ministrisë së Mjedisit në mbarëvajtjen e projekteve mjedisore të ndërmarra nga Ministria në bashkëpunim me donatorët.

Ministri Gashi i njoftoi zyrtarët nga UNOPS rreth projekteve të parashikuara të menaxhimit të ujërave të zeza në komunat e Kosovës, trajtimit të mbetjeve industriale dhe menaxhimit të deponive të mbeturinave.

Për këto projekte të mëdha të Ministrisë së Mjedisit, Gashi theksoi nevojën urgjente për zgjidhjen e problemit ligjor rreth menaxhimit të mbetjeve industriale të Trepçës dhe efekteve negative që po i shkaktojnë tokës, ajrit dhe ujërave të Kosovës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e UNOPS siguruan ministrin Gashi për ofrimin e gjithë kapaciteteve të misionit të tyre për realizimin e synimeve të Ministrisë së Mjedisit për përmirësimin e gjendjes mjedisore në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)