03 Maj 2024

Moti i ligë shkakton prishje në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike

Prishtinë, 11 shtator - Kompania për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) përmes një kominkate për media ka bërë të ditur se për shkak të motit të ligë, erës dhe të reshurave atmosferike është shkaktuar  një numër i madh i prishjeve dhe parregullsive në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Për shkak të këtyre parregullsive disa pjesë të Kosovës kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Punëtorët e KEDS-it janë duke bërë të pamundurën që këto prishje të rregullohen sa më shpejtë që është e mundur.

Për më shumë, pajisjet e trashëguara nga KEK në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike janë të vjetruara dhe jo gjithmonë përballojnë kushtet e vështira atmosferike.

KEDS thekson se është i përkushtuar që përmes planeve investuese të bëjë zëvendësimin dhe rregullimin e këtyre pajisjeve në mënyrë që numri i reduktimeve të energjisë elektrike për shkak të prishjeve në rrjetin e distribuimit të minimizohet dhe të shuhet në përgjithësi.

Implementimi i planeve tona investuese nuk mund të bëhet në afat të shkurtë kohor andaj luten të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë durim, të besojnë dhe njëkohësisht të vlerësojnë përkushtimin tonë për përmirësimin e gjendjes në rrjetin e shpërndarjes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)