06 Maj 2024

Mot me reshje dhe temperatura të larta gjatë pesë ditëve të ardhshme

Prishtinë, 13 qershor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se mot me reshje dhe temperatura të larta do të na shoqërojn gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme.

Të hënën dhe të marten vendi ynë sipas IHK-së do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Si pasoj e depertimit të këtyre masave të ajrit do të krijohen kushte për formimin e vranesirave të dendura dhe jo stabile.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende- vende me shkarkime rrrufesh.

Temperaturat minimale në këto dy ditë do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperendimit me shpejtesi  deri 11m/s.

Nga dita e mërkurë e tutje pritet një stabilizim i motit. Shtypja atmosferike do të ngritet mbi vlerat e normales.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të shenojn vlera mbi 30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e leht deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)