29 Prill 2024

MMPH shënon Ditën e Tokës me aktivitete të ndryshme

Prishtinë, 22 prill - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), së bashku me ministri të tjera dhe organizata joqeveritare që merren me mbrojtjen e mjedisit, kanë organizuar shënimin e 22 Prillit - Ditës Ndërkombëtare të Tokës. 

Manifestimi qendror është mbajtur në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku merrnin pjesë dhe përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Komunës së Prishtinës e OJQ-së \"Green Art Center-Prishtina\" (GAC).

Mendim Rugova, zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tha se 22 Prilli është një ditë e rëndësishme për mjedisin dhe shënohet në mbarë botën përmes aktiviteteve të ndryshme mjedisore.

\"Shënimi i kësaj ngjarjeje është një mundësi që njerëzit anekënd botës të mendojnë rreth efekteve negative të shkatërrimit të mjedisit, si në nivel lokal, ashtu edhe global. Ka shumë çështje globale mjedisore që kanë nevojë për  vëmendje urgjente, si ndotja e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, të cilat gjithnjë e më shumë po ndikojnë në kërcënimin e planetit tonë, humbjen e biodiversitetit dhe ekzistencën e njerëzimit\", theksoi Rugova.

Lorik Muqaj, nga organizata joqeveritar \"Green Art Center - Prishtina\" (GAC), ka ftuar qytetarët që të kontribuojnë sa të munden për mbrojtjen e mjedisit.

\"Qëllimi i ynë është që bashkërisht të kontribuojmë në nxitjen e të menduarit për mjedis. I ftojmë të gjithë qytetarët që në shenjë të kësaj ditë të bëjmë ndonjë aktivitet, i cili është në të mirë të hapësirave të gjelbra\", tha Muqaj.

Me këtë rast janë vendosur pankarta nëpër drurë dekorativë, në zonën prej Katedrales nëpërmes sheshit “Zahir Pajaziti” deri te sheshi “Ibrahim Rugova”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)