16 Maj 2024

MMPH përkrahë me 100 mijë euro Komunën e Vitisë

Prishtinë, 9 shtator - Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala me bashkëpunëtorë, ka vizituar komunën e Vitisë me këtë raste, në prezence edhe të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme Emanuel Demaj, ka nënshkruar marrëveshje më Kryetarin e Komunës e Vitisë Sokol Haliti  për financimin e projektit: ”Rregullimi dhe Pastrimi i Lumit Morave dhe Gelbushi”

Vlera totale e projektit është 100.000.00 euro,  të gjithë shumën do ta mbuloj MMPH.

U.d Ministri Shala dhe Kryetari i Komunës së Vitisë z. Sokol Haliti kanë biseduar edhe për projektet e reja të përbashkëta që do të zhvillohen në këtë komunë, si dhe për procesin e hartimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor.

Gjithashtu, U.d Ministri Shala gjatë vizitës në Viti, bashkë me zëvendësministrit të Punëve të Jashtme z.Emanuel Demaj dhe  Kryetarin e Vitisë Sokol Haliti kanë vendosur kurora lulesh dhe kanë bërë homazhe në kompleksin e dëshmorëve Gursen dhe Bajram Sylejmani. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)