06 Maj 2024

Mitsubishi - Hitachi i interesuar për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re

Prizren, 21 qershor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci priti sot në takim përfaqësuesit e kompanisë Mitsubishi-Hitachi për rajonin e Evropës, Dr. Mattias Jochem, Dr. Martin G. Eckert, Dr.ing Patrick Weckes si dhe zëvendës ambasadoren e Gjermanisë ne Kosovë Znj. Christina Gehlsen.

Në takim u diskutuan projektet energjetike, të cilat është duke i zhvilluar Kosova dhe mbi këtë bazë u identifikuan mundësitë të cilat hapen për kompanitë e njohura ndërkombëtare siç është Mitsubishi- Hitachi.

‘TC Kosova e Re’ është projekti më atraktiv për të cilin kompania ka shprehur interesim për pjesëmarrje në fazën e ndërtimit, duke potencuar referencën dhe eksperiencën shumëvjeçarë në projektet e ngjashme në mbarë botën.

Me këtë rast, përfaqësuesit e kësaj kompanie përgëzuan ministrinë për rritjen e nivelit të efiçiencës duke e bërë projektin të pranueshëm edhe me rregullat të reja për financim nga Agjencitë për Kreditimin e Eksportit të aprovuara nga OECD, në nëntorin e vitit të kaluar.

Ministri Stavileci nga ana e tij, potencoi edhe një herë se ky projekt adreson sigurinë e furnizimit me energji, si një nga sfidat më të mëdha që kanë ndërmarrësit në Kosove si dhe paraqet një shembull  të mirë për tërheqjen e kapitalit privat dhe investimeve të huaja direkte në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)